Më 20 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: lajthimi në objekt që ka të bëjë me person (erros in persona), lajthimi në fakt, në kuptimin e ngushtë dhe lidhja kauzale, dhe në fakt në kuptimin e gjerë, tentativa, Shkaqet që e arsyetojnë ndëshkimin për tentativë, tentativa e plotë dhe e metë, veprat penale te të cilat nuk është e mundur tentativa dhe tentativa e papërshtatshme në Kodin Penal të Republikës së Kosovës
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
20-09-2023