Vesti i događaji - Arhiva

22-09-2023

Aktakuza dhe shqyrtimi fillestar

Më 22 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Aktakuza, shqyrtimifillestar”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme,  z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth hartimit të aktakuzës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtorët profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

 

Objavi :