Më 16 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të sesionit të fundit nga ky nën modul gjyqtarët e sapo emëruar kanë realizuar vizitë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, dhe janë pritur nga Drejtori z. Shpend Haxhibeqiri dhe ekspertë të këtij Instituti. Gjyqtarët kanë pasur mundësi të njihen më për së afërmi me procedurat e trajtimit të kryerësve me çrregullime mendore, format e terapive, ekspertizat psikiatrike, të cilat kanë qenë pjesë e trajtimit të këtij sesioni. Gjithashtu gjyqtarët e sapo emëruar kanë bashkëbiseduar për formën me të mirë të bashkëpunimit të Institutit me Gjykatat etj.
Përfitues të trajnimit ishin 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
16-10-2023