Vesti i događaji - Arhiva

30-10-2023

Nën moduli: Kontrolli dhe konfiskimi, sesioni i tretë: Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale

Më 30 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e djettë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kontrolli dhe konfiskimi”, në mbështetje të trajnuesit z. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar:  dispozitat e KPRK dhe Neni 92 Konfiskimi i mjeteve dhe dobisë pasurore të veprave penale

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Objavi :