Më 02 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor temë “Cilësia e kryerësve - kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale te korrupsionit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Arian Gashi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit dhe z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Politikën ndëshkimore për veprat penale te korrupsionit.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
02-11-2023