Më 03 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë ka realizuar “Simulim gjykimi” konform përmbajtjes se programit trajnues dhe në mbështetje të trajnuesit znj. Laura Pula, prokurore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në gjykatën Themelore në Gjakovë.
Gjatë këtij simulimi është zhvilluar rasti praktik i përcaktuar në modul dhe secili gjyqtarë ka performuar rolin e caktuar. Në kuadër të këtij simulimi gjyqtarët kanë avancuar teknikat e rreth fjalës hyrëse, përfundimtare, marrjes në pyetje në mënyrë të tërthorët, drejtpërdrejte dhe shpalljen e aktgjykimit, të ndarë sipas roleve adekuate të rastit.
Simulim i gjykimit nga gjyqtarët e sapo emëruar është realizuar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
06-11-2023