Më 06 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procesverbalet”, në mbështetje të trajnuesit z. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorin e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procesverbali i veprimeve në procedurë penale, shënimet në procesverbal, ruajtja e procesverbalit, shqyrtimi i procesverbalit, procesverbali i arrestimit dhe veprimeve të policisë, procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, marrja në pyetje nga policia dhe raporti policor dhe procesverbali i marrjes në pyetje të të arrestuarit.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
06-11-2023