Më 07 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Muzeun Kombëtar në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Trajnimin me temë “Trafikimi i aseteve të trashegimisë kulturore: një aktivitet kriminal fitimprurës”.
Fjalimet hyrëse në këtë trajnim ishin nga Sh.T. ambasadori i Francës në Kosovë, Z. Olivier Guerot , Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Z. Vigan Qorrolli, Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Znj. Vjollca Aliu si dhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Z. Enver Fejzullahu.
Qëllimi i trajnimit është shkëmbimi i praktikave profesionale mes profesionistëve të Francës dhe të Kosovës (Ministrisë së kulturës, zyrtarëve policor, zyrtarëve të doganave, gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Pascal Brunet, drejtor i platformës Relais Culture Europe, .Thomas LECLAIRE, kapiten policor, shef i grupit të inteligjencës kriminale në Zyrën Qendrore për Luftën kundër Trafikimit të Aseteve të Trashegimisë Kulturore(OCBC), Eric Serfass, zv/prokuror në Gjykatën gjyqësore të Parisit, juridiksionit kombëtar i luftës kundër krimit të organizuar (JUNALCO); Agron Qalaj, prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Kosovës.
Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, prokuror, zyrtar nga ministria së kulturës, zyrtarëve policor, zyrtarëve të doganave.
07-11-2023