Vesti i događaji - Arhiva

13-11-2023

Nën moduli: I pandehuri në procedurën penale, sesioni i dytë: Pozita e të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor

Më 13 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “I pandehuri në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pozita e të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës, i pandehuri gjatë procedurës për vlerësimin e ligjshmërisë së aktakuzës, i pandehuri gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor dhe e drejta e të pandehurit për ushtrimin e mjeteve juridike.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Objavi :