Më 14 nëntor 2023, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së nëntë, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar vizitë në “Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
Në kuadër të vizitave të organizuara sipas Programit Fillestar në institucioneve jo gjyqësore është edhe Instituti i mjekësisë ligjore ku në fjalën hyrëse zv.Drejtori i IML. Z. Ditor Haliti ju uroi mirëseardhje gjyqtarëve të sapo emëruar dhe e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë për të vazhduar me mandatin dhe sfidat e këtij institucioni.
Më pas përfaqësues të tjerë të institucionit z. Musa Gashi Udheheqës i Divizionit për Mjekësi Ligjore dhe Flamur Blakaj, Profesor, për gjyqtarët shpalosën njohuri lidhur me ekspertizën mjeko ligjore në shërbim të organeve të drejtësisë, objektet e ekspertimit mjeko-ligjor, investigimi mjeko ligjor në shërbim të ligjit, metodat tekniko shkencore të investigimit si dhe arsyetimi dhe gjykimi mjeko ligjor. Gjithashtu u trajtua ekspertimi i kufomave, ekspertimi i personave të gjallë, ekspertimi i provave materiale dhe ekspertimi i materialeve të çështjes.
Po ashtu gjyqtaret patën mundësin qe nga afër të shohin laboratorin e toksikologjisë dhe sallat ku kryhet autopsia.
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës X.
14-11-2023