Vesti i događaji - Arhiva

15-11-2023

Fazat e Procedurës Penale

Më  14 nëntor  2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme  është realizuar trajnimin me temë “Fazat e procedurës penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fazën e hetimit, fazën e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimit, fazën e shqyrtimin gjyqësor si  dhe fazën e mjetit juridik.

Në fokus të këtij trajnimi është analizimi i hollësishëm i legjislacionit vendor lidhur me autorizimet e policisë për ngritjen e kallëzimit penal që ndërlidhen me  provat e procedurës se hetimit si dhe provat para ngritjes se aktakuzës

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike

Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtoret profesional dhe zyrtar ligjor.

Objavi :