Më 20 nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ekspertiza dhe analiza”, në mbështetje të trajnuesit z. Armend Halimi, prokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë dhe një nga ekspertët ligjor të forenzikës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vendimi për angazhimin e ekspertit, deklarata e ekspertit në procedurë paraprake, angazhimi i ekspertit nga i pandehuri dhe kundërshtimet mes ekspertëve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
20-11-2023