Më 27, 29, 30 nëntor, 1 dhe 4 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP/SAEK, janë duke realizuar trajnimin me teme “Hetimi Financiar dhe Rikuperimi i aseteve”.
Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Shkelzen Ibrahimi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit si dhe z. Arton Hajdari, ekspert i forenzikes financiare nga NJIF.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i pjesëmarrësve lidhur me Hetimin financiar dhe kthimin e asetve, ku në prani të trajnuesve në mënyrë fizike dhe përmes Platformës së mësimit në distancë të Akademisë se Drejtësisë t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre sa i përket hetimit të veprave penale të Korrupsionit nga kapitulli 33 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës, shpëlarjes së parave dhe kthimin e aseteve të fituara me vepër penale.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe hulumtime përmes platformës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtar hetues nga Policia e Kosovës si she zyrtar nga ATK.
27-11-2023