Vesti i događaji - Arhiva

05-12-2023

Përmbledhje e specifikave të industrisë së TIK-ut licencimit dhe të drejtave të pronësisë

Më 05-07 Dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë Përmbledhje e specifikave të industrisë së TIK-ut licencimit dhe të drejtave të pronësisë”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Atdhe Lila, ekspert.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin e teknologjisë dhe impaktit të saj në sistemin e drejtësisë veçanërisht në fushën e të drejtës elektronike komerciale si përgjegjësia ligjore.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Departamentit ekonomik/ Gjykatës Ekonomike si dhe bashkëpunëtorët profesional.

Objavi :