Vesti i događaji - Arhiva

07-12-2023

Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve te huaja gjyqësore dhe atyre të arbitrazhit

Më 07 Dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë Njohja dhe ekzekutimi i vendimeve te huaja gjyqësore dhe atyre të arbitrazhit”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Përmbarimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra nga Tribunalet e Arbitrazhit brenda dhe jashtë Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Komerciale, Gjyqtarë nga Gjykata Komerciale dhe nga Gjykatat Themelore.

Objavi :