Vesti i događaji - Arhiva

25-04-2018

Trajnimi në Doganën e Kosovës

Më datë 25 prill 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për prokurorët e sapo emëruar, ka realizuar trajnimin praktik në Doganën e Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që prokurorët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, funksionimin,  përgjegjësitë, punën dhe aktivitetet që kryen Dogana e Kosovës.

Në kuadër të këtij trajnimi u shtjelluan çështjet që lidhen drejtpërdrejt me luftimin e aktiviteteve ilegale, luftimi i krimit kufitar, luftimi i trafikimit të drogës, si dhe parandalimi kontrabandimit të armëve nukleare dhe substancave eksplozive.

Gjithashtu në trajnim u potencua si bëhet mbledhja e taksave doganore, tatimit mbi vlerën e shtuar, akcizën për buxhetin e konsoliduar të Kosovës, kontrollimi i importit dhe eksportit, mbroja e ekonomisë dhe mbrojta e markave tregtare.  

Trajnimi u realizua përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive, me ç ‘rast prokurorët e sapo emëruar patën rastin të shtrojnë pyetje të ndryshme për çështjet që ishin në fokus të trajnimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të gjeneratës së VII të PTF-së.

Objavi :