Vesti i događaji - Arhiva

25-04-2018

Menaxhimi i punës në administratën e sistemit prokurorial

Më 24-25 prill 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, organizoi trajnimin me temën “Menaxhimi i punës në administratën e sistemit prokurorial”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishe avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me kompetencat, mandatin, planifikimin, organizmin, kontrollin dhe kornizën ligjore në menaxhimin e administratës të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtua: Menaxhimi dhe udhëheqja, dallimi në mes të menaxhimit dhe udhëheqjes, nivelet e menaxhimit, menaxhimi në administratën e sistemit prokurorial, planifikimi dhe vendimmarrja.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues u trajtuan llojet e planeve në sistemin prokurorial dhe efekti reciprok i tyre, planifikimi i burimeve njerëzore, buxhetit, shërbimeve dhe infrastrukturës, struktura dhe përmbajtja e një plani standard.

Me theks të veçantë u shtjelluan proceset e brendshme dhe të jashtme të punës, shfrytëzimi racional i resurseve njerëzore, metodologjia e punës me stafin, vlerësimi i performancës trajtimi i barabartë i stafit, efikasiteti dhe llogaridhënia e stafit administrativ, llogaridhënia dhe raportimi.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në punën e tyre të përditshme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: stafi i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, dhe prokurorive.

Objavi :