Vesti i događaji - Arhiva

15-05-2018

Komunikimi dhe qasja ndaj palës

Më 15 maj 2018, Akademia e Drejtësisë sipas kërkesës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, në mbështetje të UNDP-së ka realizuar trajnimin e parë për zyrtarët e këtij institucioni me temë: “Komunikimi dhe qasja ndaj palës”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte trajtimi me dinjitet i palëve që kërkojnë ndihmë juridike duke zbatuar drejtë parimet ligjore dhe etike të sjelljes.

Në këtë trajnim u vunë në pah afirmimi dhe ngritja e dinjitetit dhe imazhit të ofruesit të ndihmës juridike falas përmes përgjigjes së shpejtë ndaj kërkesave të dorëzuara nga palët, ruajtjes së konfidencialitetit të informacionit që është në disponim, pa cenuar zbatimin e detyrimeve që dalin nga legjislacioni që ka të bëjë me qasje në dokumente zyrtare, ruajtjen e privatësisë, sjelljen në mënyrë profesionale si dhe duke respektuar parimin e barazisë së palëve, mos diskriminimin dhe instrumentet tjera ndërkombëtare të cilat janë të zbatueshme sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjatë trajnimit pati raste praktike si dhe simulim të rasteve të cilat në grupe punuese u elaboruan nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi duke marrë për bazë parimet ligjore dhe etike të sjelljes.

Përfitues në këtë trajnim ishin zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica, si dhe Podujeva. Përveç tyre ishin edhe nga OJQ si CRPK, CLARD si dhe Femrat Aktive te Gjakovës.

Objavi :