Vesti i događaji - Arhiva

31-01-2011

Tryezë diskutimesh – civile Procedura e Adoptimit të fëmijëve

 

IGJK më 31 janar 2010, organizoi tryezën e diskutimeve me temë “Procedura e Adoptimit të Fëmijëve”. Vëmendja në këtë tryezë u përqendrua në shpjegimin e rolit të gjykatës në procedurën e adoptimit të fëmijëve dhe bashkëpunimit të saj me Departamentin për Mirëqenie Sociale dhe Qendrat për Punë Sociale. Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se gjyqtarët pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje:

Të unifikojnë praktikën heterogjene gjyqësore që zbatohet nëpër gjykata të regjioneve të ndryshme në Kosovë,

 

  • Të zbatojnë drejtë dispozitat e Ligjit për Familjen i Kosovës lidhur me procedurën e adoptimit të fëmijëve,
  • Të zbatojnë konventat ndërkombëtare (veçmas Konventën e Hagës e miratuar me 29 maj 1993 ) lidhur me adoptimin,· Të shpjegojnë procedurën në rastet kur lidhet adoptimi me element te huaj,
  • Të zbatojnë drejtë procedurën e adoptimit duke bashkëpunuar me të gjithë subjektet kompetentë sipas LFK,

 

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ekspert nga UNDP.

 

Objavi :