Vesti i događaji - Arhiva

15-02-2011

Tryezë pune-civile Hartimi dhe arsyetimi i Vendimeve Gjyqësore

 

IGJK më 15 shkurt 2011 organizoi tryezën e punës me temë “Hartimi dhe Arsyetimi i Vendimeve Gjyqësore”. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte ngritja e shkathtësive të gjyqtarëve të lëmis civile lidhur me hartimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore tek gjyqtarët.

Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se gjyqtarët pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje:

  • Të dallojnë teknikat kryesore të hartimit dhe arsyetimit të aktgjykimeve,
  • Të unifikojnë dallimet në hartimin dhe interpretimin e instrumenteve ligjore,
  • Të përcaktojnë esencën e problemeve ligjore dhe joligjore lidhur me arsyetimin e vendimeve gjyqësore,
  • Të unifikojnë praktikën gjyqësore që zbatohet nëpër gjykata të regjioneve të ndryshme në Kosovë.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës dhe bashkëpunëtorët profesional.

 

Objavi :