Më 21 deri 23 janar 2013, IGJK në bashkëpunim me RIPA International filloj realizimin sesionit të parë të trajnimeve për trajnuesit e IGJK-së. Qëllimi i trajnimit ishte që trajnuesit e përzgjedhur për këtë qëllim të njihen me programin trajnues të IGJK-së për ngritjen e kapaciteteve kundër korrupsionit dhe teknikat e zbatimit të këtij programi.
Gjatë trajnimit u prezantuan temat si; stilet e trajnimit, si të tejkalohen barrierat nga trajnuesit gjatë realizimit të trajnimit, strukturimi dhe plani i një sesioni trajnimi, teknikat e marrjes në pyetje, dizajnimi i prezantimeve. Në veçanti u trajtuan përgatitja e skenarëve, rasteve studimore, menaxhimi i sesioneve si dhe përgatitja e prezantimit të një sesioni trajnues.
Përfitues në këtë trajnim ishin trajnues të IGJK-së të zgjedhur për zbatim të programit të trajnimeve për ngritje të kapaciteteve në luftë kundër korrupsionit.
23-01-2013