Më 8 mars 2011, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale ku përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte elaborimi i elementeve të veprave penale të trafikimit me narkotik dhe substanca psikotrope. Objektivat mësimore të këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit të janë gjendjeje që:
Gjatë ketij sesioni trajnues u diskutuan çështje lidhur me problemet që hasen në praktikë gjatë zbatimit të dispozitave të KPK, të cilat përcaktojnë elementet e veprës penale trafikimi me narkotikë të rrezikshëm dhe substanca psikotrope si dhe sanksionet penale lidhur me këto vepra penale.
Gjithashtu u shtjelluan çështje që kanë të bëjnë me profilin, shkallën, nivelin e pjesëmarrjes, rolin e individit, apo të individëve, të cilët në të shumtën e rasteve veprojnë në grupe, kur e kryerjejn vepren penale të përmendur më lartë.
08-03-2011