Vesti i događaji - Arhiva

17-04-2019

Provat në procedurën penale

Më datë 17 dhe 18 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: Kodi i procedurës penale, nën moduli: “Provat në procedurën penale”.

Temat që do të diskutohen janë: Provat e papranueshme, identifikimi dhe përjashtimi i provave të papranueshme, pasojat juridike kur një vendim bazohet në provat e papranueshme, rregullat e përgjithshme mbi provat, provat për përcaktimin e fajësisë etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VI), 2017-2018.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :