Vesti i događaji - Arhiva

16-05-2019

Trajnim për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale

Më 16-18 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), në bashkëpunim me OPDAT, është duke realizuar trajnimin me temë  “Trajnim për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale”.

Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Ndryshimet e Dispozitave të Përgjithshme të Kodit Penal; Dispozitat e terrorizmit dhe veprat penale kundër jetës dhe trupit; Ngacmimi seksual dhe nenet e tjera të ndërlidhura; Veprat penale kundër ekonomisë; Veprat penale kundër shërbimeve komunale dhe nenet e reja; Veprat penale të korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare; Mbrojtja e detyruar, mbrojtësi me shpenzime publike, kur mbrojtja nuk është e detyruar dhe të drejtat e të dëmtuarit ose viktimës; Hedhja e kallëzimit penal, e drejta për të apeluar hedhjen; Masat e veçanta hetimore; Marrja në pyetje në procedurë paraprake, deklarata në procedurë paraprake dhe mundësia hetuese e veçantë; Hetimet (afati i hetimeve, pushimi dhe rihapja e hetimeve); Provat dhe faktet shtesë; Suspendimi i personit zyrtar nga detyra; Marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe dëshmitarët bashkëpunues; Qasja publike në aktakuzë dhe publikimi i aktgjykimit; Shqyrtimi i dytë, aktakuza e konfirmuar dhe caktimi i shqyrtimit gjyqësor; Gjykimi në mungesë; Seanca për caktimin e dënimit; Standardi i rishikimit të ankesave; Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë; Shkresat - thirrjet elektronike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe mbrojtës të viktimave nga Regjioni i Ferizajit.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :