Më 21 prill 2011, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale, me temë Dëshmitarët në Procedurën Penale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i çështjeve që kanë të bëjnë me dëshmitarët në procedurën penale për të cilin besohet se mund të ofrojnë informata të rëndësishme për procedurën penale, dhe atë lidhur me: kryerësin e veprës penale, rrethanat e kryerjes së veprës penale, të dëmtuarin etj, duke kontribuar në zbardhjen e drejtë të çështjes.
Objektivat e këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje që të:
•bëjnë sqarimete duhuralidhur më dëshmitarët e liruar në procedurën penale;
•vlerësojnë efektet e dëshmisësëdëshmitarëvenë procedurën penale dhe të bëhet dallimi i tyre;
•shpjegojnë papranueshmërinë edëshmisë së dëshmitarëve, si provë në procedurën penale;
•dallojnë rastet se kur një dëshmitar shpallet dëshmitarë i mbrojtur dhe dëshmitar bashkëpunues;
Ky sesioni trajnues u fokusua në trajtimin e çështjet problematike që shfaqen në praktikë nga këndvështrimi profesional me qëllim të unifikimit të zbatimit të dispozitave ligjore që e rregullojnë këtë sferë. Me këtë rast përmes shembujve praktik të improvizuar u bë një diskutim interaktiv rreth çështjes së dëshmitarëve.
Përfituestë këtijtrajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë, të të gjitha niveleve nga të gjitha regjionet e Kosovës.
21-04-2011