Vesti i događaji - Arhiva

26-04-2011

Tryezë pune,:penale Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit

 

Më  26 prill 2011, IGJK ka organizuar një trajnim me temën e lartpërmendur.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e efikasitetit dhe efektshmërisë me rastin e shqiptimit dhe aplikimit të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit. 

Gjatë kësaj tryeze u analizuan çështjet që kanë të bëjnë me masat të cilat urdhërohen nga prokurori publik dhe nga gjyqtari i procedurës paraprake, çështjet procedurale që ndërlidhen me raportin e prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake, kompetencat e tyre lidhur me aplikimin e masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Ndër objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që pas pjesëmarrësit të janë gjendje të:

  • vlerësojnë sa më drejt qëllimin e këtyre masave, me ndihmën  e të cilave bëhet mbledhja e dëshmive dhe fakteve;
  • dallojnë masat të cilat urdhërohen nga prokurori nga ato që lëshohen nga gjyqtari i procedurës paraprake; 
  • identifikojnë provat të cilat  merren  pa urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake apo të prokurorit dhe trajtimin e tyre;

Përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtar dhe  prokuror nga të gjitha regjionet e Kosovës të të gjitha niveleve.

 

Objavi :