Vesti i događaji - Arhiva

19-06-2019

Moduli 4 – Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Më 20-21 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), në bashkëpunim me UNDP, organizon trajnimin me temë  “Moduli 4 – Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Regjistrat e gjykatave dhe prokurorive; Organizimi i rrjedhës së punës dhe zhvillimit të lëndës; Mbledhja e të dhënave statistikore dhe raportimi; Menaxhimi efikas i lendeve bazuar në metodologjinë CEPEJ; Digjitalizimi i procesit të punesë në Gjykata dhe Prokurori.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Administratorët, ndihmës administrator, shefi i ZML-së, referentet, zyrtarët e statistikave, zyrtarët ligjor, sekretarët juridike, zyrtarët e informimit, njësiti për vlerësimin e performances së prokurorëve.

Objavi :