Nga 28 deri më 30 mars 2011, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit i cili mbështetë reformimin e sistemit për arsimim ligjor, organizoi seminarin treditor të specializuar për trajnuesit e tij me temë “E Drejta Civile e Bashkimit Evropian dhe instrumentet relevante ligjore të saj për mbrojtjen e konsumatorit”.
Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje:
·Të shpjegojnë rolin e legjislacionit të BE-së për mbrojtjen e konsumatorit.
·Të njohin përmbajtjen e Rregullores së Këshillit Evropian (EC-Brukseli I.) Nr.44/2001 e 22 dhjetorit 2000 mbi juridiksionin dhe njohjen e përmbarimit të aktgjykimeve në çështjet civile dhe ekonomike (Brukseli I).
·Të njohin përmbajtjen e Rregullores së Parlamentit dhe Këshillit Evropian (EC), Nr.805/2004 e 21 prillit 2004 mbi përmbarimin e kërkespadive të pakontestueshme në proceset në mes të shteteve anëtare në çështjet civile dhe ekonomike (Brukseli II).
·Të njohin përmbajtjen e Rregullores së Parlamentit dhe Këshillit Evropian, Nr.593/2008 e 17 qershorit 2008 mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktuese (Roma I.),
·Të njohin përmbajtjen e Rregullores së Parlamentit dhe Këshillit Evropian (EC), Nr.864/2007 e 11 korrikut 2007 mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet jo-kontraktuese (Roma II).
·Të marrin vendime duke pasur parasysh praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luxemburg.
Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e Institutit Gjyqësor të Kosovës.
02-06-2011