Vesti i događaji - Arhiva

16-05-2011

Trajnim për Trajnues: “E Drejta e Bashkimit Evropian ”

 

Nga  16  deri më 18 maj 2011, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit i cili mbështetë reformimin e sistemit për arsimim ligjor në Kosovë (EU-LER) organizoi seminarin e fundit treditor të specializuar për trajnuesit gjyqësor të IGJK-së. Ky seminar ishte pjesa e fundit e Kursit të trajnimit i cili u zhvillua prej nëntorit të vitit 2010 deri në maj 2011 e që trajtoi gjithanshëm të Drejtën Evropiane në praktikë.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit (trajnuesit e IGJK-së)  kanë thelluar njohurit lidhur me historinë e të drejtës evropiane, strukuturën organizative të Bashkimit Evropian, identifikimi i lidhjes në mes të Drejtës Evropiane dhe Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut,  burimet e të Drejtës Evropiane dhe të Konventës Evropiane mbi të drejtat e Njeriut, epërsia e të Drejtës Evropiane mbi të drejtën kombëtare, kompetenca përbërja dhe procedura pran Gjykatës së Bashkimit Evropian, e drejta e procedures civile evropaine dhe mekanizmat e saj, ndihma juridike ndërkombëtare në fushën e çështjeve penale  si dhe instrumente relevante të së drejtës së drejtës penale në BE.

Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e Institutit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast u çertifikuan 17 prej tyre.

 

Objavi :