Vesti i događaji - Arhiva

25-04-2010

Tryezë diskutimesh – Etika e Gjyqësorit dhe Prokurorisë në Kosovë

 

Më 23 prill 2010, IGJK në bashkëpunim me USAID/NCSC ka realizuar një tryezë diskutimesh me temën e theksuar më lartë.

Në kuadër të kësaj  tryeze janë shtjelluar vlerat që janë normuar me  Kodin e Etikës, e posaçërisht u theksuan çështjet e  paanshmërisë si parim  kryesor i trajtimit të barabartë të palëve. Çështja e paanshmërisë u diskutua përmes rasteve praktike ku u demonstruan role të ndryshme të kësaj vlere juridike e cila duhet të respektohet denjësisht nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Qëllimi i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë si koncepte udhëheqëse në punën e tyre.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Objavi :