Prishtinë, më 18 shtator 2019, në Akademinë e Drejtësisë është zhvilluar takimi i radhës së Këshillit të Redaksisë së revistave të Akademisë së Drejtësisë.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i punimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar të gjeneratës të cilët e kanë përfunduar Programin e Trajnimit Fillestar dhe ndarja e punimeve për vlerësim për publikim në revistën “Justicia”
Këshilli i Redaksisë gjatë shqyrtimit të punimeve identifikoj 54 punime të gjyqtarëve dhe 22 punime të prokurorëve dhe i klasifikoj sipas fushave. Më tej gjatë shqyrtimit të punimeve vendosi të kërkoi nga autorët që të reduktojnë punimet e tyre maksimum në 15 faqe për të vazhduar më tutje.
Në fund të takimit anëtarët e Këshillit të Redaksisë së Revistave të Akademisë së Drejtësisë u pajtuan që sapo të kenë punimet e reduktuara nga autorët në një afat sa më të shkurtë të bëjnë vlerësimin e punimeve dhe të bëhet publikimi i punimeve të përzgjedhura në revistën “Justicia”.
01-10-2019