Vesti i događaji - Arhiva

28-10-2009

Tryezë pune: Dëgjimi i dëshmitarit në procedurën penale

Më datë 28 tetor 2009 u organizua një tryezë pune nga lëmia penale. Temat të cilat u shtjelluan gjatë këtij trajnimi kryesisht janë përqendruar në disa çështje të diskutueshme në praktikën e dëgjimit të dëshmitarit në procedurën penale dhe u analizuan disa specifika që duhet pasur parasysh me atë rast. E veçanta e këtij trajnimi ishte diskutimi i disa rasteve praktike dhe prezantimi i përvojave të ndryshme të cilat për qëllim kryesor kishin eliminimin e vështirësive të cilat po shfaqen në praktikë. Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorënga të gjitha regjionit e Kosovës.

Objavi :