Vesti i događaji - Arhiva

20-02-2013

PTA Trajnim: “E Drejta Administrative”

 

Gjatë këtij trajnimi u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me procedurën administrative, aktin administrativ, procedurën dhe vendimet e gjykatës në konfliktin administrativ si dhe jurisprudencën administrative në UE dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ. Gjithanshëm u trajtuan edhe dilemat dhe disharmonia e dispozitave të Ligjit për Procedurën Administrative me Ligjin për Konfliktet Administrative lidhur me procedurën administrative dhe konfliktin administrativ. Ky trajnim u shoqërua edhe me punën e pjesëmarrësve në grupe dhe debat interaktiv. Përfitues ishin gjyqtarët në departamentet administrative të Gjykatës se Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

 

Objavi :