Vesti i događaji - Arhiva

28-09-2020

Takimi i 4-rt i Rrjetit të Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të Evropës Juglindore

28-29 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë së Kosovës mori pjesë na takimin e katërt të Rrjetit të Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor (SEE JTI). Ky takim dy ditor, i cili u mbajt në formë virtuale, u organizua nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) dhe Akademia Gjyqësore e Serbisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte që pjesëmarrësit e rrjetit t’i diskutojnë temat e përbashkëta relevante dhe të pajtohen rreth objektivave të aktiviteteve të rrjetit në periudhën e ardhshme. Fokusi specifik i takimit ishte shkëmbimi i përvojave nga shumë këndvështrime dhe zgjidhje të mësimit në distancë nga secili pjesëmarrës i rrjetit.

Temat rreth të cilave u diskutua dhe u ndanë përvojat nga pjesëmarrësit ishin lidhur me praktikat më të mira të mësimit në distancë dhe mjetet në dispozicion për realizimin e mësimit në distancë nga të gjitha institucionet e trajnimit gjyqësor; promovimi i mësimit të qëndrueshëm në distancë; fuqizimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe shkëmbimit mes këtyre institucioneve; prezantimi i databazës së ekspertizës ligjore (RLED), që është duke u realizuar nga RCC; si dhe përvojat e të gjitha institucioneve të trajnimit gjyqësor në ofrimin e trajnimeve, qoftë të programit fillestar apo të programit të vazhdueshëm, në formën e mësimit në distancë – sfidat, sidomos në frymën e zhvillimeve si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Ne këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Këshilli rajonal për bashkëpunim (RCC), Sekretari i përgjithshëm i Rrjetit Evropian të Trajnimit Gjyqësor (EJTN), Këshilli i Evropës zyra në Beograd, Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi, përfaqësues nga Arsimimi për Profesionistët Ligjor i Këshillit të Evropës (HELP), GIZ, si dhe përfaqësues nga Akademitë dhe Institucionet e trajnimit gjyqësor të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Objavi :