Sot më 06 Nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” – Fakulteti Juridik, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i marrëveshjes është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të dy (2) palëve, për të përkrahur objektivat e tyre strategjike si dhe mbështetja dhe bashkërendimi i aktiviteteve në sferën e hulumtimit, studimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira profesionale.
Marrëveshja e nënshkruar do të shtrihet në disa fusha specifike si: shkëmbimi i informacioneve dhe materialeve profesionale dhe akademike, ngritja profesionale e studentëve të fakultetit juridik përmes praktikave në Akademi, mbajtja e përbashkët e tribunave, konferencave, simpoziumeve, organizimi i hulumtimeve të përbashkëta në zhvillimin e kurrikulave trajnuese sidomos në pjesët e metodologjive të ligjërimit etj.
Kjo marrëveshje vije si rrjedhojë e memorandumeve të bashkëpunimit të cilat është duke i krijuar Akademia e Drejtësisë me institucionet tjera akademike me të cilat ka interesa të përbashkëta, me qëllim të përmbushjes së misionit dhe funksionit të saj ligjor.
09-11-2020