Vesti i događaji - Arhiva

23-03-2021

Nën moduli - E drejta e BE-së, sesioni dytë-tema “Burimet e së Drejtës së Bashkimit Evropian dhe aspektet që kanë të bëjnë me burimet e së drejtës së BE-së

Me 23 mars 2021, në kuadër të programit për trajnime fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e BE-së” me trajnues z. Emrush Ujkani, Profesor dhe ekspert për të drejtën e BE-së.

Në kuadër të këtij nën moduli po shtjellohen: aspektet që kanë të bëjnë me burimet, parimet dhe kompetencat e së drejtës së BE-së,

Metoda e realizimit të trajnimit po zhvillohet me anë të prezantimit teorik dhe atë praktik me anë të shembujve duke diskutuar kështu rreth zbatimit të ligjeve të BE-së.

Trajnimi po realizohet në objektin e Akademisë në përjashtim të një pjesëmarrësi i cili është duke e ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :