Vesti i događaji - Arhiva

25-03-2021

Nën moduli - E drejta e BE-së, sesioni i katërt-tema “Qytetaria e Bashkimit Evropian dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut ”

Me 25 mars 2021, në kuadër të programit për trajnime fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e BE-së” me trajnues z. Emrush Ujkani, Profesor dhe ekspert për të drejtën e BE-së.

Në kuadër të këtij nën moduli janë duke u trajtuar: Koncepti i qytetarisë së bashkimit evropian, gjithashtu do të shtjellohet dispozitat e parapara me traktat dhe legjislacion sekondar lidhur me qytetarin evropiane, dhe të drejtave të njeriut në kuadër të së drejtës së BE-së.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e bashkëbisedimit si dhe rasteve praktike, duke parashtruar kështu edhe dilemat e tyre nga kjo fushë.

Trajnimi është duke u realizuar në objektin e Akademisë në përjashtim të një pjesëmarrësi i cili është duke e ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

 

Objavi :