Vesti i događaji - Arhiva

20-05-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e parë, sesioni i dymbëdhjetë (Raste praktike)

Me 20 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të sesionit të fundit nga ky nën modul janë duke u trajtuar rastet nga praktika gjyqësore, ku gjyqtarët po shqyrtojnë raste te ndryshme gjyqësore në formë simulimi me qëllimi të ngritjes së aftësive dhe shkathtësive në të shprehur, zhvillimi i vetëbesimit, zhvillimi i mendimit kritik dhe aftësia për të punuar në ekip.

Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi, duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :