Vesti i događaji - Arhiva

28-01-2022

Fuqizimi i kapaciteteve të prokurorëve Unifikimi i praktikave të prokurorisë

Më 28 Janar 2022 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me EULEX, janë duke realizuar punëtorinë me temë “Fuqizimi i kapaciteteve të prokurorëve Unifikimi i praktikave të prokurorisë”.

Ekspertë të angazhuar në këtë punëtori janë: Besim Kelmendi – Prokuror, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Radica Milić, Prokurore, Prokuroria Themelore Mitrovicë dhe z. Shpëtim Peci, Prokuror, Prokuroria Themelore Mitrovicë.

Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me dilemat e ngritura gjatë punës se përditshme të prokurorëve, unifikimi i praktikave dhe dallimet në vendime për raste te njëjta nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme

Metodologjia e puntorisë është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.

Përfitues të kësaj punëtorie janë: Prokurorët nga Departamenti për të Mitur.

Objavi :