Vesti i događaji - Arhiva

22-02-2022

Shpërblimi i dëmit material dhe jo material dhe praktika gjyqësore

Më 22 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë Shpërblimi i dëmit material dhe jo material dhe praktika gjyqësore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Erdogan Haxhibeqiri dhe z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtarë në Gjykatën Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zbatimin e drejt të dispozitave lidhur me përgjegjësinë e dëmit material dhe jomaterial.

Gjatë trajnimit janë duke u përdorur metodat e kombinuara duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.

Objavi :