Më 19 Prill 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID / Drejtësia Komerciale, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Njohja dhe përmbarimi i vendimeve të Tribunalit të Arbitrazhit vendor dhe të huaj”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe
znj Kujtesa Nezaj Shehu, Avokate.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Përmbarimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra nga Tribunalet e Arbitrazhit brenda dhe jashtë Kosovës.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Departamentit Ekonomik të Gjykatës Themelore.
19-04-2022