Vesti i događaji - Arhiva

04-05-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar - Sesioni II

04 - 05 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve janë duke realizuar  trajnim me temën Program i Specializuar i Trajnimit Pastrimi i parave dhe hetimi financiar - Sesioni II

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Hetimin  dhe sigurimi i provave në rastet e pastrimit të parave, teknikat e ekzaminimit të mashtrimeve tek pastrimi i parave si dhe përgatitja e profilit personal.

Trajnues në këtë trajnim ishin:  z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit si dhe z. Behar Xhema, zv. Drejtor në Njësinë e Inteligjencës Financiare

Trajnimi kryesisht u zhvillua në formë të bashkëbisedimit mes pjesëmarrësve dhe trajnuesit lidhur me përvojat, dilemat dhe pyetjet procedurale gjithmonë bazuar në rastet nga praktika.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarë dhe prokuror nga niveli themelor nga Regjione të ndryshme.

Objavi :