Vesti i događaji - Arhiva

18-12-2014

Bashkëpunimi i prokurorit të shtetit me të gjitha institucionet relevante për luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare

Më 18 dhjetor, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të programit të trajnimeve të vazhdueshme ka organizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi i prokurorit të shtetit me të gjitha institucionet relevante për luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare”

Ky trajnim kishte për qëllim avancimin e njohurive të pjesëmarrësve në mënyrë që ta kenë më të lehtë identifikim e kompetencave dhe autorizimeve reciproke, vlerësojnë dhe ngritin nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional, të kuptojnë më tepër për modelet e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përcaktojnë objektivat e përbashkëta të bashkëpunimit.

Gjatë këtij sesioni trajnues u diskutuan modele për zgjerim të bashkëpunimit, pengesat për bashkëpunim të suksesshëm, pozita e prokurorit të shtetit në raport me kompetencat e NJIF, ATK dhe institucioneve tjera relevante lidhur me luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare dhe bashkëpunimi i Prokurorisë me të gjitha institucionet tjera relevante për luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare.

Trajnimi u zhvillua në formë interaktive me diskutime për praktikën aktuale dhe perspektivën për të ardhmen të përcjella me shembuj praktik.

 

Objavi :