Vesti i događaji - Arhiva

10-06-2022

Trajnim i Trajnuesve rreth përforëcimit të luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në Familje

Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, projekti “Reinforcing the Fight Against Violence against Women and Domestic Violence – Phase III”, janë duke e zhvilluar Trajnimin e Trajnuesve për bashkëpunëtorët profesional me temë: “Përforëcimit të luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në Familje”.

Qëllimi i trajnimit, i cili ka filluar që nga dt. 08 qershor 2022, është që përveç Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, të krijohet edhe një grup i caktuar i bashkëpunëtorëve profesional, si trajnues potencial në fushën e Dhunës ndaj grave/dhunës në familje, të cilët do ju asistojnë Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në trajnimet e ardhshme.

I tërë trajnimi është duke u zhvilluar mbi bazën e manualit për trajner, të përgatitur paraprakisht nga ekspertët Ariana Qosaj Mustafa dhe Eileen Skinneder.

Gjatë trajnimit po diskutohen korniza ligjore vendore dhe ndërkombëtare rreth dhunës në familje, konventa e stambollit, stereotipet e ndryshme gjinore, kuptimi i familjes si tërësi etj.

I gjithë trajnimi është duke u zhvilluar edhe me raste praktike dhe video simuluese të përzgjedhura nga 2 trajnuesit vendor: z. Faton Ademi – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Ariana Qosaj Mustafa – eksperte vendore.

Përfitues të trajnimit janë: Bashkëpunëtorët profesional nga Gjykatat dhe Prokuroritë, Mbrojtësit e viktimave, Hetuesit Policor, si dhe zyrtarët nga Agjencia për barazi gjinore.

Objavi :