Vesti i događaji - Arhiva

15-07-2022

Tryezë për mbrojtjen gjyqësore në kontestet e punës, sipas Ligjit të Punës

Më 14 Korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Tryezën me temë Tryezë për mbrojtjen gjyqësore në kontestet e punës, sipas Ligjit të Punës”.

Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në gjykatën e Apelit.

Tryeza ka për fokus trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës së punës. Në këtë tryezë ndër të tjera do të trajtohen çështjet rreth procedurës së filluar nga punëmarrësit në rastet e shkeljeve të detyrave të punës nga ana e punëdhënësve, përfshirë këtu edhe identifikimin e kushteve paraprake të cilat duhet të plotësohen nga kërkuesi para se t’i drejtohet gjykatës me padi për të siguruar mbrojtje gjyqësore në konteste të tilla.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive dhe prezantimi i çështjeve përmes rasteve.

Përfitues të kësaj Tryezës janë: Gjyqtarët e gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore.

Objavi :