Vesti i događaji - Arhiva

02-02-2012

Tryeza e diskutimesh-penale Matja dhe caktimi i dënimit - IGJK-PVAL

 

Më 2 shkurt 2012, IGJK ka realizuar tryezën e diskutimeve nga lëmia penale me temë “Matja dhe Caktimi i Dënimit”.

Analizimi i çështjeve praktike që kanë të bëjnë me kriteret për matjen e dënimit, rrethanat lehtësuese dhe rënduese, rregullat e përgjithshme për zbutjen dhe ashpërsimin e dënimit, zbutja e dënimit si dhe ashpërsimi i dënimit për recidivizëm të shumëfishtë ishte qëllimi i këtij trajnimi. 

Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin:

 

 

 

 
•  Dallimi i kritereve kryesore për matjen e lartësisë së dënimit;
•  Interpretimi dhe aplikimi i drejtë i dispozitave ligjore lidhur me rrethanat rënduese dhe lehtësuese, si dhe cilësitë personale  të kryesit të veprës penale;
•  Përcaktimi i rasteve kur mund të zbutet dënimi ndaj  kryerësit të veprës penale;
•  Identifikimi i rrethanave në të cilat mund të zbutet dënimi ndaj kryesit të veprës penale; 

Pjesë e diskutimeve gjatë kësaj tryeze ishin edhe rastet nga praktika gjyqësore dhe shkëmbimi i përvojave me qëllim të eliminimit të  dilemave të cilat shfaqen në praktikë. Përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtarë dhe  prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Objavi :