Më 18 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Trajnimi Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar sesioni i dytë nga nën moduli “Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”. në mbështetje të trajnuesit z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Gjatë këtij sesioni janë duke u trajtuar: burimet e së drejtës kushtetuese, kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe procedura, procedimi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese dhe procedurat e Veçanta.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe me raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.
18-07-2022