Vesti i događaji - Arhiva

04-10-2012

Tryezë e diskutimeve: Detyrimet dhe autorizimet e përgjithshme të policisë dhe të prokurorit në procedurën parapenale

Më 4 tetor 2012, IGJK në kuadër të programit të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar një sesioni trajnues me temën e lartpërmendur.

Si rezultat i këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- identifikojnë autorizimet dhe kompetencat e policisë dhe prokurorisë;
- zbatojnë drejt dispozitat  ligjore që kanë të bëjnë  me rolin dhe përgjegjësit e policisë dhe prokurorëve;
- tejkalojnë vështirësitë të cilat hasen në praktikë;

Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat dhe autorizimet e prokurorit, kompetencat dhe detyrat e policisë si dhe raportet në mes prokurorisë dhe policisë. Trajnimin e përshkoi analizimi i rasteve nga praktika me qëllim të eliminimit të vështirësive konkrete praktike. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha regjioneve të Kosovës.

Objavi :