Vesti i događaji - Arhiva

20-02-2012

PUBLIKIMI I DORACAKUT PËR TRAJNUES

Në muajin janar 2012, me qëllim të mbështetjes së trajnuesve në realizimin sa me më sukses të programeve të ndryshme për arsimim ligjorë, IGJK ka hartuar “Doracakun për Trajnues”, i cili përmban udhëzime të përgjithshme për trajnues, shpjegon praktikat e punës së trajnuesit dhe unifikon procedurat e angazhimit dhe vlerësimit të trajnuesve vendor dhe ndërkombëtarë.

Publikimit të këtij doracaku është  bërë me qëllim të sigurimit të praktikave të standardizuara me rastin e organizimit të programeve të ndryshme dhe nga trajnues të ndryshëm.

Organizimi i trajnimeve për gjyqtarë, prokurorë dhe profesionist tjerë të gjyqësisë kërkon angazhimin dhe pjesëmarrjen e shumë njerëzve. Për këtë arsye, ky doracak i drejtohet të gjithë personave që marrin pjesë në përgatitjen dhe realizimin e trajnimeve në IGJK. 

Ky doracak është i pari i këtij lloji i hartuar nga IGJK, prandaj do të ndihmoj trajnuesit në përgatitjen dhe realizimin e trajnimeve në mënyrë sa më profesionale.

Objavi :