Vesti i događaji - Arhiva

08-08-2022

Nën moduli - Procedura kontestimore-pjesa e parë, tema: Mjetet e rregullta të goditjes

Më 08 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Ankesa kundër aktgjykimit, interesi juridik për goditjen e vendimit, efektet e ankesës, afati për paraqitjen e ankesës, shkelja e dispozitave të procedurës kontestimore dhe veprimi i gjykatës së shkallës së parë kur ankesa është e rregullt.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Objavi :